• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, December 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Manaj, Muçi, Seferi dhe Mehmeti tundin rrjetën, Medon Berisha lojtari i ndeshjes

01/12/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vazhdon forma e mirë e legjionarëve kuqezi me klubet e tyre në arenën ndërkombëtare.

Rey Manaj është rikthyer te goli me Al Sharjah, duke gjetur rrugën e rrjetës në humbjen ndaj Al Ain me rezultatin 4-1.

Ernest Muçi po shkëlqen me Trabzonspor. Sulmuesi kuqezi shënoi sërish në ndeshjen ndaj Konyaspor, të fituar nga skuadra e tij me rezultatin 3-1. Ky ishte goli i tij i tretë në dy ndeshjet e fundit të kampionatit.

Rrugën e rrjetës në Turqi e gjeti edhe Taulant Seferi. Sulmuesi i Kombëtares realizoi për Bodrumspor në fitoren e thellë 4-0 ndaj Corumit. Ky ishte goli i tij i 10-të sezonal në kampionat.

Edhe Anis Mehmeti shënoi në fitoren minimale 0-1 të Bristol City në transfertë ndaj Portsmouth. Një realizim shumë i rëndësishëm që i dha tre pikë të arta skuadrës së tij.

Medon Berisha vazhdon shkëlqimin në Serie A me Leccen. Mesfushori kuqezi ishte sërish lojtari më i mirë në fitoren 2-1 ndaj Torinos, duke dhënë dy asiste për golat e Coulibaly dhe Banda.

Protagonist këtë fundjavë ishte edhe Mario Mitaj. Mbrojtësi i Kombëtares dha një asist në fitoren 4-1 të Al Ittihad ndaj Al Shabab, duke shërbyer saktë për Benzema në minutën e 87-të.

Një paraqitje shumë të mirë zhvilloi edhe Thomas Strakosha në fitoren 3-2 të AEK Athens ndaj Panathinaikos. Portieri i Kombëtares ndali një penallti të Sviderskit në minutën e 28-të, duke i dhënë ekipit të tij një triumf shumë të rëndësishëm.

Titullarë këtë javë ishin edhe Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha dhe Jasir Asani.

Next Post

Legjionarët:  Manaj, Muçi, Seferi dhe Mehmeti shënojnë gol

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.