Tashmë është zyrtare. Trajneri Blagoja Milevski nuk do të vazhdojë në krye të Maqedonisë së Veriut, pasi kontrata i përfundoi më 30 nëntor.
Bordi drejtues i përfaqësueses maqedonase ka vendosur sot, që të mbyllë bashkëpunimin me Milevskin.
Në njoftim është shprehu se bordi mendon që nevojitet energji e re për sfidat e ardhshme.
Maqedonia e Veriut do të luajë “play-off”-in për në Botëror me Danimarkën më 26 mars 2026.
Data e vendosur si limit për të treguar trajnerin e ri është 25 dhjetor.
Një ndër kandidatët e përmendur është Goce Sedloski, ish-trajneri i Vllaznisë.


