Andre Onana nuk është përfshirë në skuadrën e Kamerunin për Kupën e Kombeve të Afrikës.
Portieri i Trabzonsporit është tronditur me vendimin e fundit të përfaqësueses së tij.
29-vjeçari ishte titullar i padiskutueshëm. Po ashtu edhe kapiten në tri ndeshjet e fundit të kualifikueseve për Botërorin.
Kameruni nuk ia doli të kualifikohet dhe duket se ndryshime të mëdha po pasojnë.
Një prej tyre ishte edhe emërimi i trajnerit të ri, David Pagu, që e nisi me surprizë në ditën e parë.


