• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, December 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Stadiumi i ri/ Vora së shpejti kthehet në shtëpi, Duka dhe Shera inspektojnë punimet

02/12/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vora shumë shpejt do të ketë nga ana e saj edhe faktorin fushë. Pas inspektivmeve të bëra nga kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili u shoqërua nga kryetari i Bashkisë së Vorës në impiantin e ri u konstatua se punimet janë drejt fundit pasi të gjithë aktorët që kanë kontribuar në këtë vepër kanë respketuar afatat e paracaktuara.

Gjatë vizitës, presidenti Duka u shpreh i kënaqur me ritmet e punimeve dhe theksoi rëndësinë e këtij investimi të përbashkët mes FSHF-së dhe Bashkisë Vorë.

“Ky projekt, që në fillim dukej që ishte një projekt shumë i mirë. Është një projekt që nuk ka filluar sot, por ka filluar me kohë, që me fushën që kemi investuar bashkë me Bashkinë e Vorës, me dy tribunat e tjera. Por realisht, tribuna e sotme dhe me të gjithë ambientet që duhen për një stadium të tillë, është me të vërtetë fantastike. Dua ta falënderoj kryetarin për bashkëpunimin dhe gjithashtu edhe klubin dhe Presidentin e Vorës”, u shpreh numri një i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ndërsa kryetari i Bashkisë Vorë, Blerim Shera falënderoi Federatën Shqiptare të Futbollit për mbështetjen e vazhdueshme. “Jo vetëm në realizimin e parë të fushës stërvitore në Ahmetaq, por edhe në projektin e parë të stadiumit. Por kjo që është sot këtu nuk është më, siç e thatë edhe ju, ëndërr. U duk si e vështirë në fillim, por është një realitet që dita-ditës po merr formë dhe mezi presim që vetë klubi dhe të gjithë qytetarët të zhvillojmë ndeshjen e parë hapëse këtu në stadiumin e ri. Shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin që kemi bërë deri tani“,tha kryetari i Bashkisë Vorë, Blerim Shera.

Next Post

Ylli egjiptian largohet: Mohamed Salah mungon në ndeshjet kyçe të Liverpoolit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.