Monday, 6. April 2026
Sport

Kroaci/ Hoxha largohet nga fusha me barelë, sulmuesi rrezikon takimin me Hajdukun

GS 02/12/2025 1 Min. Lesezeit

Ndërhyrja nga prapa e Ognjen Bakić në dëm të Arbër Hoxhës i ka kushtuar shumë sulmuesit shqiptar, i cili rrezikon që të mos jetë në takimin më të rëndësishëm të sezonit të Dinamos së Zagrepit.

Siç dihet këtë javë skuadra e Mario Kovačević do të ndeshet me Hajdukun e Splitit në Zagrep, por prania e Hoxhës është më shumë se në dyshim për shkak të një dëmtimi që mori në këmbën e djathtë.

Bakić, në tentativë për të ndërprerë kundërsulmin e Dinamos, i shkaktoi një faull të rëndë shqiptarit, i cili doli nga fusha me barelë.

Teilen: