Thursday, 2. April 2026
Sport

Doli me barelë nga fusha, qetëson Arbër Hoxha: Jam mirë, gjithçka është në rregull

GS 02/12/2025 2 Min. Lesezeit

Një ndërhyrje e ashpër nga lojtari i Goricës Ognjen Bakic e hodhi Arbër Hoxhën në tokë dhe shumë nga stafi i Dinamos vrapuan menjëherë drejt lojtarit shqiptar për t’i ardhur në ndihmë . Mjekët u futën menjëherë me barelë dhe e nxorën Hoxhën nga fusha dhe në atë moment dukej se një nga lojtarët kryesorë të kryeqytetasve mund të ishte i dëmtuar rëndë, duke rrezikuar mungesën në ndeshjen kundër Hajdukut, të shtunën. Megjithatë, duket se sulmuesi i Kombëtares Shqiptare nuk ka pësuar dëmtime serioze.

“Jam mirë, gjithçka është në rregull,” tha shkurt Hoxha në rrugë për tek autobusi i Dinamos, pas përfundimit të ndeshjes. “Jam mirë,” shtoi Hoxha, që do të thotë se ai pritet të jetë gati për Derbin kundër Hajdukut. Një lajm shumë i mirë edhe për Sylvinhon dhe tifozët kuqezi, që e konsiderojnë Hoxhën një element kyç për ndeshjet e marsit, në fazën play off të Botërorit.

Takimin e parë kuqezinjtë e kanë përballë Polonisë dhe, nëse kalojnë polakët, do të pëballën me 31 mars me fituesen e çiftit Ukrainë – Suedi.

Image

Teilen: