Dy ndeshjet e para të së mërkurës janë Teuta – AF Elbasani dhe Partizani – Bylis, në orën 16:30.
Në “Niko Dovana” do të zhvillohet një duel i fortë mes Teutës dhe AF Elbasanit, ku durrsakët synojnë një tjetër fitore në shtëpi për të ngushtuar diferencën me kreun e renditjes. Ndërsa ndeshja Partizani – Bylis do të luhet në “Arenën e Demave”.
Në mbrëmje, në orën 19:30, në “Air Albania” do të përballen Dinamo City – Tirana.
Të enjten, në orën 16:30, do të luhen dy ndeshjet e fundit të javës së 14-të, Vora – Vllaznia në “Loro Boriçi” dhe Egnatia – Flamurtari në “Arena Egnatia”.
Abissnet Superiore, java 14
Teuta – AF Elbasani 03.12.2025 16:30
Partizani – Bylis 03.12.2025 16:30
Dinamo City – Tirana 03.12.2025 19:30
FK Vora – Vllaznia 04.12.2025 16:30
Egnatia – Flamurtari 04.12.2025 16:30

Këtë të mërkurë do të luhen të gjitha ndeshjet e Kategorisë së Parë, në orën 13:30.
KF Laçi – Pogradeci është dueli më i fortë i javës, i cili do të zhvillohet në stadiumin e Laçit, një përballje e drejtpërdrejtë për vendin e dytë në renditje.
Skënderbeu do të luajë në transfertë ndaj Ilirisë, ndërsa në Lushnjë vendasit do të përballen me Kukësin.
Në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit, Apolonia do të presë Besën e Kavajës, ndërsa në stadiumin “Liri Ballabani” do të zhvillohet ndeshja Burreli – AF Luftëtari.
Korabi do të përballet në shtëpi me Kastriotin.
Kategoria e Parë, java 14
KF Laçi – Pogradeci 03.12.2025 13:30
Iliria – Skënderbeu 03.12.2025 13:30
Lushnja – Kukësi 03.12.2025 13:30
Burreli – AF Luftëtari 03.12.2025 13:30
Apolonia – Besa 03.12.2025 13:30
Korabi – Kastrioti 03.12.2025 13:30


