• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, December 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sadriu pritet të largohet nga Rumania

02/12/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Leard Sadriu mund të largohet nga skuadra rumune, Arges Pitesti, në afatin kalimtar dimëror. Sadriu luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës.

Mediumi rumun “Obiectiv”, ka shkruar të martën se drejtuesit e klubit të Argesit janë në negociata të avancuara për shitjen e dy futbollistëve, Mario Tudoset dhe Leard Sadriut.

Presidenti i klubit të Argesit, Daniel Coman, ka konfirmuar interesimin për Tudosen dhe Sadriun.

“Do të jetë problem. Ka diskutime për të dy lojtarët për shembull, Sadriun dhe Tudosen. Nuk kemi ndonjë ofertë konkrete për asnjërin prej tyre, por ka diskutime të avancuara për të dy lojtarët. Diskutimet janë më të avancuara me ekipet nga jashtë. Nëse lojtari e dëshiron, nëse jemi të kënaqur me ofertën, ai mund të shkojë kudo. Është e mundur që të dy të largohen”, u shpreh Coman, shkruan “Obiectiv”.

24-vjeçari Sadriu pjesë e Argesit është nga vera e kaluar. Ai karrierë ka bërë edhe te NS Mura në Slloveni, te Shkëndija e Tetovës, Skënderbeu dhe te Ferizaj.

Sadriu këtë edicion në 18 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka kontribuar me dy gola.

Next Post

UEFA mblidhet nesër në Nion, në fokus Women’s EURO 2029 dhe turnet e të rinjve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.