Monday, 6. April 2026
Sport

Po shkëlqen me Leçen, Berisha përzgjidhet në formacionin e javës të Serie A

GS 02/12/2025 1 Min. Lesezeit

Pasi u shpall “Lojtari më i mirë i ndeshjes” në sfidën Leçe-Torino, mesfushori shqiptar Medon Berisha merr një tjetër vlerësim.

Lojtari i Leçes është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 13-të në kampionatin italian, nga faqja e specializuar e statistikave Sofascore. Mesfushori shqiptar është vlerësuar me notën 8.8.

Berisha është kthyer në një nga pikat më të forta të mesfushës së Leçes, madje është përzgjedhur “Lojtari më i mirë i ndeshjes” në 3 takime të Serie A këtë sezon.

Teilen: