Monday, 6. April 2026
Sport

Bora forcohet edhe me Hunterin

GS 02/12/2025 1 Min. Lesezeit

Brenda pak ditësh, KB Bora ka bërë edhe përforcimin e dytë të huaj.

Bëhet fjalë për amerikanin Alex Hunter, i gjatë 190 centimetra.

Hunter te Bora vjen pas sezonit në Bosnjë e Hercegovinë te Shiroki, ku pati një mesatare prej 9 pikëve për ndeshje.

Në Evropë, Hunter karrierë ka bërë edhe në Rumani te Rapidi i Bukureshtit e Greqi te Karditsa.

Në SHBA ka luajtur edhe në ligën zhvillimore të NBA, G-League te Stockton Kings.

Te Bora, Hunter pritet të debutojë në ndeshjen e mesjavës kundër Rahovecit 029 në palestrën “Mizahir Isma”.

 

Teilen: