Thursday, 12. March 2026
Sport

Ballkaniku i Peshëngritjes, Desjana Koni merr medalje bronzi

GS 02/12/2025 1 Min. Lesezeit

Kampionati Ballkanik i të rriturve në peshëngritje, që është kthyer pas 38 vitesh mungesë në Shqipëri, ka nisur me medalje për shtangistët kuqezi.

Gjithçka është duke ndodhur në Durrës, ndërsa Desjana Koni, peshëngritëse e Partizanit në peshën deri në 53 kilogram, është e bronztë në shtytje dhe në dygarësh.

Në shkëputje ishte e katërta teksa realizoi në provën e parë 71 kilogram.

Në të dytën 74 kilogram dhe në të tretë nuk ka mundur të realizojë 77 kilogram.

Në shtytje është më e saktë në provat e saj. 85 kilogram në provën e parë, 88 kilogram në provën e dytë dhe 90 kilogram në provën e tretë dhe e bronztë.

Sikurse ishte e bronztë dhe në dygarësh me 164 kilogram. Një meritë e veçantë edhe për trajnerin e Partizanit në peshëngritjes, Ervis Tabaku.

Dhe ky është një sinjal i mirë për peshëngritjen shqiptare, ndërsa e mërkura është për duelin mes Briken Caljes dhe Erkand Qerimajt në peshën deri në 79 kilogram.

Atje ku pritet të tjera medalje kuqezi në këtë Kampionat Ballkanik të Peshëngritjes.

Teilen: