Saturday, 14. March 2026
Sport

Kupa e Botës në Ski / Sezon fantastik i Lara Colturit, vetëm Shiffrin ka grumbulluar më shumë pikë se skiatorja shqiptare

GS 02/12/2025 1 Min. Lesezeit

Pas përfundimit të pesë garave të para të sezonit, kjo është renditja e përgjithshme e Kupës së Botës në Ski për femra.

Skiatorja shqiptare Lara Colturi zë vendin e dytë me 278 pikë, ndërsa në vendin e parë qëndron Mikaela Shiffrin me 368 pikë.

Colturi ka bërë paraqitje shumë të mira në Botëror, duke treguar se është një nga talentet më premtuese të këtij sporti.

19-vjeçarja i ka dhuruar 3 medalje Shqipërisë deri më tani në këtë edicion të Kupës së Botës, që transmetohet ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Teilen: