Barcelona ka arritur marrëveshjen përfundimtare me Eric Garcia për një kontratë të re pesëvjeçare, e cila do ta mbajë mbrojtësin 24-vjeçar në “Camp Nou” deri në qershor të vitit 2030, sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano.
Nënshkrimi pritet të zyrtarizohet javën e ardhshme, me klubin që tashmë ka lënë vetëm shpalljen e marrëveshjes.
Garcia, i cili kishte kontratë deri në vitin 2026, kishte përfunduar në radarin e Paris Saint-Germain, që e shihte si një objektiv kryesor për një transferim të mundshëm me parametra zero verën e ardhshme. Megjithatë, Barcelon, nën drejtimin e Hansi Flick, veproi shpejt për të blinduar një nga lojtarët më të rëndësishëm dhe më të gjithanshëm të skuadrës.
Ky rinovim përfaqëson një kthesë të madhe për mbrojtësin e përfaqësueses së Spanjës, i cili nga një lojtar periferik sezonin e kaluar, është shndërruar në një element kyç të repartit mbrojtës dhe të mesfushës së Barcelonës.
I aftë të luajë si qendërmbrojtës, mbrojtës i djathtë, i majtë apo edhe në mesfushë qendrore, Garcia ka fituar vlerësime të shumta për qetësinë, inteligjencën taktike dhe vendosmërinë e tij në fushë.


