• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, December 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Drenica e shkarkon trajnerin Bylbyl Sokoli

03/12/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

FC Drenica e ka shkarkuar trajnerin Bylbyl Sokoli, duke e bërë të ditur këtë përmes një njoftimi zyrtar në faqen zyrtare në Facebook.

Rezultatet e dobëta në javët e fundit dhe prishja e raporteve me tifozët ishte fatale për ‘profën’ i cili e lë skuadrën në pozitën e tetë, me 17 pikë, vetëm tri më shumë se vendi i fundit.

Skuadra nga Skenderaj pësoi tri humbje në katër javët e fundit.

Në njoftimin për largimin e trajnerit, drejtuesit e klubit nuk kanë dhënë sinjale se kush mund ta pasoj Sokolin, derisa e kanë falënderuar për suksesin e arritur me të, gjatë sezonit të shkuar, kur udhëhoqi skuadrën drejt Superligës, në dy periudha.

“FC Drenica njofton opinionin se bashkëpunimi me Prof. Bylbyl Sokolin ka përfunduar në mirëkuptim të plotë dhe në frymën më korrekte të respektit profesional.
Klubi e falënderon sinqerisht Profesor Sokolin për të gjithë kontributin e dhënë, nga rikthimi në Superligë deri te puna e tij këtë sezon në komponimin dhe përgatitjen e skuadrës. Kontributi i tij mbetet i vlerësuar nga drejtuesit, futbollistët dhe çdo njeri që e do FC Drenicën.
Profesor Sokoli do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë sonë dhe do të ketë respektin më të lartë nga klubi dhe komuniteti.
FC Drenica vazhdon përpara me qartësi, profesionalizëm dhe objektiva të mëdha.
Klubi ynë është i përkushtuar të ndërtojë një projekt serioz, afatgjatë dhe me ambicie të qarta për të çuar Drenicën në arenën europiane”.

Next Post

Partizanit i mjafton një gol ndaj Bylisit, largohet nga ‘zona e ftohtë’

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.