Sunday, 5. April 2026
Sport

Dinamo i jep leksion Tiranës me 6 gola në derbi

GS 03/12/2025 1 Min. Lesezeit

Dinamo ka dhuruar një leksion të mirë futbolli në derbin përballë Tiranës, duke fituar me shifrat 6-2 e shfaqur diferencën e thellë që ka mes dy skuadrave që luftojnë për objektiva të kundërt këtë sezon.

Blutë ishin të pamëshirshëm që në start duke diktuar ritmin e tyre me tre gola të njëpasnjëshëm të Guindo, Qardakut e Bregut, teksa bardheblutë dukeshin të kapitulluar.

Goli i Rafael dha një sinjal para pushimit, por me kthimin e ekipeve në fushë, erdhi edhe goli i katërt i Dinamos me Vilën që praktikisht shkoi shpresat e tyre.

Përsëri Qardaku e më pas Bregu me një penallti të përsëritur çuan në 6 numrin e golave për “nëndetësen”, ndërsa Tare nga ana tjetër tundi rrjetën sa për statistike.

Shifrat mund të ishin më të thella, por në fund Vila shpërdori një penallti për golin e dytë personal dhe takimi u mbyll “vetëm” 6-2.

Teilen: