Sunday, 5. April 2026
Sport

Dhuna në Fushë-Krujë, tre futbollistë të Ilirisë procedohen penalisht

GS 04/12/2025 1 Min. Lesezeit

Një incident i dhunshëm ka ndodhur një ditë më parë para ndeshjes Iliria-Skënderbeu në Fushë-Krujë, ku një futbollist ka mbetur i plagosur.

Policia e Krujës bën me dije se ngjarja ka ndodhur në dhomat e zhveshjes, mes futbollistëve të Ilirisë dhe ekipit kundërshtar të Skënderbeut. Si pasojë, një lojtar, shtetasi S. N., pësoi lëndime të lehta.

Forcat blu kanë nisur procedimin për tre futbollistë të tjerë, të cilët janë identifikuar si A. S., B. S. dhe J. S. Procedimi është në gjendje të lirë dhe materialet janë referuar në Prokurori.

Sipas policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për tre futbollistë, pasi dyshohet se janë konfliktuar me lojtarët e ekipit kundërshtar në dhomat e zhveshjes, duke shkaktuar lëndime të lehta tek shtetasi S. N.”

Ngjarja ka shqetësuar tifozët dhe komunitetin lokal, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e konfliktit.

Teilen: