Thursday, 2. April 2026
Sport

A po e mendon rikthimin Serena Williams

GS 04/12/2025 2 Min. Lesezeit

Serena Williams mund të rikthehet në fushë?

Sipas mediave amerikane, tenistja amerikane mund të kthehet në mënyrë sensacionale në fushë në vitin 2026.

Fituesja e 23 grand slam ka paraqitur dokumentacionin për t’u rikthyer në listën e kontrollit të dopingut.

Serena, e cila u tërhoq në vitin 2022, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Integritetit në Tenit, e kishte kërkuar këtë rikthim në gusht për të qenë në gjendje të luante në US Open, në lojën dyshe me motrën e saj Venus.

Asokohe kërkesa e saj u refuzua për shkak të kohës së shkurtër të njoftimit.

Emri i saj është rishfaqur në një dokument që daton që nga tetori 2025 dhe kjo do të thotë një gjë: Nëse ajo dëshiron të luajë, Serena Williams do të jetë në gjendje të kthehet në tenis brenda gjashtë muajsh.

Sipas “New York Times”, qëllimi i saj ështëturneu i dyshes miks në US Open.

Gjithsesi, disa orë pasi u përhap lajmi, vetë Serena Williams i mohoi thashethemet për një rikthim në fushë nëpërmjet llogarivetë saj në rrjetet sociale. “O Zot i madh, unë NUK do të kthehem.

Ky zjarr thashethemesh është i çmendur“, shkroi ajo në rrjetet sociale

Teilen: