Ndeshjet e të enjtes në Kategorinë Superiore kanë dekretuar ndalesa të skuadrave të cilat mund të merrnin kreun e renditjes në rast fitoresh në javën e 14-të.
Por Vllaznia është ndalur në shtëpi në barazim nga Vora, teksa Egnatia ka bërë edhe më keq, duke u mundur nga Flamurtari në Rrogozhinë.
Një situatë që mban Elbasanin në kryesim, teksa ngjesh edhe më shumë grupin e skuadrave që luajnë për katërshen e parë, pasi verdheblutë i ndajnë vetëm 4 pikë nga Teuta e vendit të pestë.
Ndërkohë, fitorja e Flamurtarit në fundin e tabelës e bën më interesante luftën për mbijetesë, pasi vlonjatët kanë bërë hapa të rëndësishëm para në tabelën e klasifikimit.

Teilen: