Sunday, 5. April 2026
Sport

Mbyllet java e 14-të e kampionatit, Elbasani kryeson i vetëm renditjen e Abissnet Superiores

GS 04/12/2025 1 Min. Lesezeit

U luajtën sot dy ndeshjet e fundit të javës së 14-të të kampionatit “Abissnet Superiore”. Flamurtari mposhti në “Egnatia Arena” kampionët e Egnatias me rezultatin minimal 1-0, ndërsa Vllaznia barazoi me Vorën 0-0.

Në tre takimet e tjera të kësaj jave, Partizani mundi Bylisin 1-0. Dinamo City fitoi me shifrat e thella 6-2 kundër Tiranës në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e së mërkurës në “Air Albania”, ndërsa përballja Teuta – AF Elbasani u mbyll 0-0.

Pas përfundimit të javës së 14-të të kampionatit, Elbasani kryeson i vetëm renditjen me 26 pikë, i ndjekur nga Vllaznia dhe Egnatia me 25 pikë.

Teilen: