Futbolli botëror ka sot të gjithë vëmendjen në “Kennedy Center” në Uashington, ku FIFA hedh shortin për fazën finale të Kupës së Botës 2026.
Një short i veçantë, pasi ky është turneu i parë me 48 skuadra, si dhe zhvillohet në 3 shtete të ndryshme: SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Njëkohësisht, ai sheh për herë të parë Shqipërinë si pjesëmarrëse, edhe pse për momentin “në teori” pasi kuqezinjtë më parë duhet të kalojë fazën play-off në muajin mars.

