Saturday, 4. April 2026
Sport

Basketboll, duele interesante në Gjakovë e Pejë

GS 07/12/2025 1 Min. Lesezeit

Sot, do të mbyllet edhe xhiroja e nëntë e Superligës së Kosovës në basketboll pasi do të luhen dy ndeshjet e fundit.

Në Gjakovë dhe Pejë, do të ketë përballje interesante dhe pritet që palestrat të jenë të mbushura me adhurues të basketbollit.

Ndeshja e parë e ditës së sotme, do të jetë ajo ndërmjet Trepçës dhe Vëllaznimit që luhet në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë dhe nis nga ora 17:00.

Pas triumfit ndaj Bashkimit, skuadra e Vëllaznimit kërkon edhe fitoren e dytë rresht dhe të tretën në total këtë sezon.

Në anën tjetër, Trepça synon fitoren e gjashtë të këtij sezoni, në mënyrë që ti afrohet edhe më shumë kreut të tabelës.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiroje, luhet prej orës 19:30 në palestrën “Karagaçi”, ku përballen Golden Eagle Ylli dhe Peja.

Peja kërkon të kthehet tek fitorja për t’u barazuar me Bashkimin në krye të tabelës kurse Ylli me ndryshimet e bëra në shtabin teknik, synon fitoren e dytë rresht dhe të tretën në këtë sezon.

Teilen: