Skiatorja shqiptare, Lara Colturi ka bërë një paraqitje të mirë në zbritjen e parë në slalomin gjigant në Tremblant, etapa e 7-të e Kupës së Botës në Ski për femra, event që transmetohet ekskluzivisht në RTSH.
Ndonëse slalomi gjigant dhe kjo pistë nuk është një nga më të përshtatshmet për Larën, skiatorja shqiptare është renditur e 11-ta pas zbritjes së parë dhe është kualifikuar për në zbritjen e dytë, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH 2 në orën 19:00.
Kujtojmë që Lara Colturi ka shkëlqyer në këto etapa të para të Kupës së Botës në Ski për femra, madje ka arritur 3 podiume në 6 gara të zhvilluara.
Teilen: