Tuesday, 3. March 2026
Sport

Prishtina kthehet te fitorja në Ligën ENBL

GS 09/12/2025 1 Min. Lesezeit

Pas dy humbjeve rresht, Sigal Prishtina është kthyer te fitorja në Ligën ENBL.

Të martën mbrëma në kryeqytet, Sigal Prishtina triumfoi ndaj ekipit nga Çekia, Opava.

Prishtina triumfoi me rezultatin e thellë 102:75 për t’ia shkaktuar Opavas humbjen e parë në ENBL pas katër fitoreve në po aq ndeshje të luajtura.

Prishtina ka tubuar 10 pikë, një më shumë se Opava pasi kjo ishte fitorja e katërt në këtë ligë.

Vetëm çerekun e parë, Prishtina e humbi për t’u rikthyer në çerekët në vazhdim për ta shënuar këtë fitore të thellë.

Më i miri te Prishtina ishte Burns me 27 pikë, 6 kërcime e 7 asistime, duke lënë pas vetes Baileyn me 21 pikë e 9 asistime dhe grekun Vissariou me 20 pikë të shënuara.

 

Teilen: