Saturday, 4. April 2026
Sport

Ylli ndal Vëllaznimin në Gjakovë

GS 10/12/2025 1 Min. Lesezeit

Golden Eagle Ylli ka ndalur serinë e Vëllaznimit prej dy fitoreve rresht në Superligën e Kosovës në basketboll.

Të mërkurën mbrëma në Gjakovë, Ylli e mposhti Vëllaznimin me shifrat 71:66 në kuadër të xhiros së dhjetë.

Ylli arriti ti fitojë tre çerekët e parë, përpara se ta humb të fundit por që nuk i mjaftoi Vëllaznimit për ta evituar disfatën.

Antawan Scott me 20 pikë e Arian Qallakaj me 18 ishin më efikasit te Ylli, ndërsa te Vëllaznimi u veçua Jericole Hellems me 13 pikë të shënuara.

Teilen: