Saturday, 4. April 2026
Sport

Rashica kthehet titullar me Trabzonsporin

GS 11/12/2025 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica do të kthehet titullar te skuadra e Beshiktashit këtë vikend.

Rashica do të luajë prej minutës së parë në derbin kundër Trabzonsporit, të cilin Beshiktashi të dielën e luan në udhëtim në kuadër të xhiros së 16-të në Superligën e Turqisë.

Mediumet turke kanë raportuar se trajneri Sergen Yalcin, tashmë ka marrë vendim për Rashicën, i cili në krahun e djathtë të sulmit do të zëvendësojë Cengiz Underin e lënduar.

Për Rashicën, kjo do të jetë ndeshja e parë si startues te Beshiktashi pas më shumë se dy muajve kurse këtë sezon në total ka 12 paraqitje në kampionat.

 

Teilen: