Saturday, 4. April 2026
Sport

Bora triumfon ndaj Pejës

GS 11/12/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Pejës nuk e ka shfrytëzuar humbjen e Bashkimit për të dalë e para në tabelë në Superligën e Kosovës.

Edhe Peja pësoi humbje në kuadër të xhiros së 10-të, pasi u mposht në shtëpi nga skuadra e Borës.

Ndeshja ishte dramatike, sidomos në fund ku Bora arriti të triumfoj me rezultatin e ngushtë 82:81.

Jordan Johnson me 20 pikë, Musab Mala e Tajh Green realizuan nga 17 sosh secili, por nuk arritën ta shpëtojnë Pejën nga humbja.

Te Bora, më efikasit ishin Alex Hunter me 21 pikë, 8 kërcime e po aq asistime kurse Amin Hot pati 23 pikë.

Teilen: