Elbasani luan kundër Vorës nesër në orën 16:30, sfidë që do të transmetohet në RTSH 2. Një ndeshje delikate për verdheblutë, pasi janë mundur 1-2 në takimin e fazës së parë në “Elbasan Arena”. Për “RTSH Sport”, trajneri Ivan Gvozdenoviç flet për gjendjen e skuadrës dhe ambicjet e Elbasanit në prag të kësaj përballje.
“Vora është një kundërshtar që meriton respekt. Kanë zhvilluar disa ndeshje të mira javët e fundit. Por ne jemi gati dhe do të zbresim në fushë, duke synuar maksimumin e pikëve. Jemi euforikë, por jemi me këmbë në tokë. Të gjithë bashkë, si skuadër dhe drejtues. Kampionati është shumë i gjatë, nuk kemi arritur akoma në gjysmën e tij. Jam shumë i kënaqur me skuadrën për atë që ka treguar deri më tani.
Kampion dimri? Ne jemi ambiciozë, por nuk mund të flasim tani për tituj. Mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës. Mendojmë vetëm për Vorën. Ti marrim ndeshjet 1 nga 1 dhe ndoshta në 24 dhjetor mund të qesh edhe unë pak”, ka thënë mes të tjerash.


