Saturday, 4. April 2026
Sport

Kategoria e Parë në RTSH/ Tre gola dhe katër të kuq, Laçi mund mes tensionit Skënderbeun

GS 13/12/2025 1 Min. Lesezeit

Ndeshja mes Laçit dhe Skënderbeut u zhvillua ashtu siç pritej me dy skuadrat, të cilat kryesojnë Kategorinë e Parë, të cilat i dhanë jetë një dueli të fortë sportiv, i cili u fitua nga vendasit.

Sfida në Kurbin, e transmetuar ekskluzivisht në RTSH Sport HD, u vendos nga dy gola të shpejtë të Laçit. Myrta (12’) dhe Bibo (28’) i dhanë avantazhin e dyfishtë ekipit bardhezi.

Në fund të pjesës së parë Gjata dhe Taleb u largua nga fusha më karton të kuq. Sa i përket pjesës së dytë miqtë ngushtuan diferencat me anë të Ukiçit në të 82’ ndërsa nga fusha arbitri largoi edhe Nergutin dhe Musan.

Teilen: