• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, December 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Atletët rusë në Kosovë, garojnë pa flamurin e shtetit të tyre në evropianin e Taekwondos

13/12/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Prishtina është shndërruar në qendrën evropiane të sportit duke mirëpritur Kampionatin Evropian të Taekwondo-s U21, një ngjarje madhore që po dëshmon aftësitë organizative të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ky kampionat ka mbledhur qindra sportistë dhe delegatë, duke shënuar një moment historik për Federatën e Taekwondo-s dhe imazhin e vendit në botë.

Kryetari i Federatës së Taekwondo-s së Kosovës, Arsim Agushi, duke folur për KosovaPress, dha detaje mbi ecurinë e garave dhe numrin e madh të pjesëmarrësve që kanë zbritur në kryeqytet për këtë aktivitet katërditor.

“Sot është dita e tretë e garave, kurse nesër është dita e fundit, dita e katërt. Garat janë duke shkuar sipas planit, gjithçka është në rregull. Deri tash janë zhvilluar ndeshjet në kategorinë e femrave dhe të meshkujve, kurse sot kemi vetëm kategorinë e femrave. Nesër kemi kategorinë e djemve, ku aty do të marrin pjesë edhe pesë sportistë tanë nga Kosova…Numri i sportistëve zyrtarisht është 510, kurse të gjithë pjesëmarrësit vërtet janë rreth 800 me delegatë, me referë dhe me staf”, bëri të ditur Agushi.

Mario Glasnovic, delegati i Evropës për mbikëqyrjen e garave, u shpreh i impresionuar me mikpritjen dhe nivelin e lartë të përgatitjeve teknike në Prishtinë.

Përveç aspektit teknik, Glasnovic nënvizoi rëndësinë diplomatike të këtij kampionati, ku sporti po arrin të thyejë barrierat politike duke bashkuar shtete që ende nuk e kanë njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.

“Është trishtim që shumë nga shtetet që nuk e njohin [Kosovën] janë këtu. Greqia është këtu, Spanja është këtu, Rusia është këtu. Politika është një gjë, sporti është tjetër gjë. Ne merremi me sport, jo me politikë. Për mua, familja ime është nga këtu gjithashtu, kështu që është kënaqësi të jem këtu… Është shumë e rëndësishme sepse me këtë Kosova i tregon pjesës tjetër të Evropës dhe botës që ekziston. Nëse nuk të shohin, ti nuk ekziston1 kështu është sot me mediat dhe rrjetet sociale. Tani njerëzit po shohin që diçka po ndodh edhe në Kosovë, kjo është shumë mirë”, tha në fundi ai.

Ky kampionat do të përfundoj të dielën ku edhe do të garojnë pesë atletë të Taekwondos të cilët do ta përfaqësojnë Kosovën në kategorinë e meshkujve.

Next Post

Kategoria e Parë/ Pogradeci fiton në shtëpi, Korabi surprizon Apoloninë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.