• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, December 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mega ofertë nga Arabia Saudite për blerjen e Barcelonës, 10 miliardë euro tronditin katalanasit

14/12/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja. Ka një ofertë monstruoze për blerjen e Barcelonës: 10 miliardë euro. Sipas një gazetari të “ChiringuitoTV”, princi trashëgimtar i Arabisë Saudite, Mohamed bin Salman, ka gati këtë ofertë të jashtëzakonshme për blerjen e klubit katalanas.

Barcelona po kalon një situatë financiare nga më komplekset në historinë e saj. Borxhi total i klubit e kalon shifrën e 2.5 miliardë eurove. Oferta e pritshme e bin Salman do të përfaqësonte një ndryshim epokal, sepse shuma e 10 miliardë eurove nuk do të shërbente vetëm për shlyerjen e borxhit.

Në këtë rast do të kemi të bëjmë me një ristrukturim të klubit, investime më të mëdha për blerjen e lojtarëve dhe modernizimin e infrastrukturës, duke kompletuar projektin e “Camp Nou” të ri.

Por ka edhe një pengesë, pasi Barcelona nuk është një klub si të tjerët. Është formalisht në pronësi të ortakëve të saj, të cilët duhet të shprehen në lidhje me një ndryshim kaq rrënjësor. Shitja e mundshme e klubit te një investitor i huaj do të hapte një debat të ndezur sa i takon identitetit të Barcelonës, modelit të saj demokratik dhe së ardhmes së motos “Més que un club” (më shumë se një klub).

Next Post

Ylli i harruar i Juventusit rikthehet në stërvitje pas 550 ditëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.