Saturday, 4. April 2026
Sport

Pa fitues në derbin e Anamoravës

GS 14/12/2025 1 Min. Lesezeit

Ka përfunduar pa fitues derbi i Anamoravës ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, që u luajt yë dielën.

Ndeshja e xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës në futboll, u mbyll me rezultatin 1:1.

Besnik Krasniqi asistoi për Arb Manajn që në minutën e 75-të e kaloi në epërsi Dritën.

Për 1:1 shënoi Armend Thaqi menjëherë në minutën e 79-të, i cili realizoi nga goditja e dënimit.

Drita mban vendin e pestë me 25 pikë, kurse e ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në vendin e gjashtë me 23 pikë është Gjilani.

Teilen: