Friday, 3. April 2026
Sport

Bisseck dhe Lautaro ndëshkojnë Genoan, Interi i vetëm në krye

GS 14/12/2025 1 Min. Lesezeit

Interi nuk bën asnjë gabim në Marassi. Pas një humbje të hidhur në Ligën e Kampionëve ndaj Liverpoolit, skuadra e Chivu mundi Genoan 2-1 në javën e 15-të të Serie A, duke parakaluar Napolin dhe Milanin, për të marrë në zotërim vendin e parë.

Bisseck kaloi zikaltërit në avantazh pas 6 minutash lojë, ndërsa Lautaro dyfishoi shifrat në minutën e 38-të duke e bërë gjithçka të lehtë. Megjithatë, vendasit u rikthyer në lojë në pjesën e dytë me golin e Oliveira 68’, por vetëm kaq.

Kjo fitore i lejon zikaltërit të shkojnë në 33 pikë (një përpara skuadrës së Allegrit dhe dy përpara djemve të Contes) dhe të shkojnë në Superkupën e Italisë si kryesues të ligës në mënyrën më të mirë të mundshme.

Teilen: