Friday, 3. April 2026
Sport

Bashkimi vazhdon me humbje, pëson nga Prishtina

GS 14/12/2025 2 Min. Lesezeit

Skuadra e Bashkimit ka regjistruar humbjen e katërt rresht në Superligën e Kosovës në basketboll.

Pas Vëllaznimit, Rahovecit 029 e Trepçës, KB Bashkimi ka pësuar edhe nga Sigal Prishtina.

Të dielën mbrëma në kryeqytet në kuadër të xhiros së 11-të, Sigal Prishtina triumfoi me shifrat 72:70 në një ndeshje që zgjati për më shumë se tri orë.

Në fakt, ndeshja zgjati kaq shumë për shkak se për një orë u ndërpre shkaku i reagimit të “Plisave” kundër kryesisë së Prishtinës dhe hudhjes së gjësendëve në parket.

Pasi tifozët u larguan nga palestra dhe derisa situata u qetësua, skuadrat u kthyen në parket për ta vazhduar ndeshjen.

Bashkimi fitoi dy çerekë, të parin (24:17) dhe të tretin (18:16) por kjo nuk ishte e mjaftueshme pasi Prishtina triumfoi në periudhën e dytë (25:15) ku edhe u bë dallimi, si dhe të fundit (14:13) për ta mposhtur ekipin nga Prizreni.

Dion Haxhosaj me 10 pikë e 14 kërcime ishte më efikasi te Prishtina, ku u veçuan edhe Deondre Burns me 21 pikë e Adrio Bailey me 12 pikë e 6 kërcime.

Te Bashkimi vetëm dy lojtarë e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore: Kyan Anderson me 20 pikë dhe Ike Nwamu që debutoi me 13 pikë, 3 kërcime e 2 asistime.

Teilen: