Friday, 3. April 2026
Sport

Juventusi fiton minimalisht, Zhegrova në stol

GS 14/12/2025 1 Min. Lesezeit

Edon Zhegrova nuk është aktivizuar fare në ndeshjen Bologna – Juventus, të cilën e fitoi ekipi nga Torino me rezultat minimal.

Të dielën mbrëma, Juventusi triumfoi 1:0 në udhëtim, në ndeshjen që i takoi xhiros së 15-të në Serie A.

Përkundër rasteve të shumta, Juventusi nuk arriti të shënojë më shumë se një gol, të cilën e realizoi rezervisti Juan Cabal.

Cabal realizoi me kokë në minutën e 64-të për fitoren e shtatë të Juventusit këtë sezon, e cila e ngrit në pozitën e pestë në tabelë me 26 pikë.

Te Juventusi në stol ishte edhe ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, i cili nuk u inkuadrua fare nga trajneri Luciano Spalletti.

Teilen: