• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, December 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

La Liga, Muriqi në “Top-3” të golashënuesve

15/12/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi vazhdon të jetë njëri prej tre golashënuesve më të mirë të La Ligas këtë sezon.

Pas xhiros së fundit, Kylian Mbappe i prinë listës me 17 gola, ndonëse sulmuesi i Real Madridit ka edhe katër asistime.

Ferran Torres i Barcelonës është golashënuesi i dytë, me 11 gola të realizuar kurse e ka edhe një asistim.

Ndërkohë, Muriqi është i treti në këtë ranglistë me nëntë gola të realizuar.

Kosovari po shkëlqen te Mallorca këtë sezon, pasi tashmë e ka kaluar shifrën e golave që i shënoi gjatë gjithë sezonit, në dy kampionatet e kaluara.

Robert Leëandoëski i Barcelonës, Julian Alvarez i Atletico Madridit dhe plot emra të tjerë të mëdhenj të La Ligas, janë prapa Muriqit, përfshirë këtu edhe Lamine Yamal e Raphinha.

31-vjeçari të shtunën shënoi supergol me kokë në fitoren 3:1 të Mallorcas ndaj Elches, ndeshje kjo që i takoi xhiros së 16-të të kampionatit spanjoll.

Me formën aktuale, duket se ky do të jetë sezoni më i mirë në karrierë për sulmuesin e Kosovës.

Sezoni më i mirë i Muriqit më tani ishte 2022/2023, kur për Mallorcan i realizoi 15 gola dhe pati tri asistime në 35 paraqitje në La Liga.

Next Post

Ka ende shpresa mbijetese për Tiranën, rivalët e “mbajnë” në lojë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.