• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, December 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Futsall/ Ndeshja e parë miqësore, Shqipëria fiton ndaj Turqisë

17/12/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare e futsallit fitoi miqësoren e parë ndaj Turqisë me rezultatin e thellë 5-1. Një paraqitje shumë e mirë e djemve kuqezi, të drejtuar nga trajneri Erind Resuli, në stadiumin “Gazanfer Bilge Sports Hall”.

Golat e fitores u realizuan nga Arif Limani, autor i një triplete, dhe Qendrim Bakia, i cili shënoi dy herë. Trajneri Resuli e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Fidan Misini, Arbër Shkodra, Halim Selmanaj, Ermir Kryeziu dhe Arif Limani.

Ndeshja nuk nisi mirë për kuqezinjtë, pasi Turqia kaloi e para në avantazh në minutat e para me golin e Adem Küçükkartal. Reagimi i Shqipërisë ishte i menjëhershëm dhe kuqezinjtë përmbysën rezultatin brenda pjesës së parë, duke shënuar tre gola. Arif Limani realizoi golin e barazimit, Qendrim Bakia shënoi golin e dytë, ndërsa Limani realizoi edhe golin e tretë.

Në pjesën e dytë, Kombëtarja shqiptare vijoi dominimin dhe Arif Limani shënoi golin e katërt dhe të sigurisë, duke kompletuar tripletën personale. Qendrim Bakia vulosi fitoren spektakolare në minutat e fundit, duke vulosur rezultatin përfundimtar 5-1.

Nesër do të zhvillohet edhe ndeshja e dytë miqësore mes Turqisë dhe Shqipërisë, sërish në stadiumin “Gazanfer Bilge Sports Hall”, në orën 12:00.

Next Post

FIFA shpall shpërblimet rekord për Botërorin 2026

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.