Partizani i Beogradit nuk ka dalë nga kriza dhe këtë e vërteton humbja në shtëpi përballë Virtus Bologna me rezultatin 68-86, e vlefshme për javën e 16-të. Edhe pse fitorja javën e kaluar në derbin e Beogradit me Crvena Zvezdën kishte ngritur pak moralin, ndaj italianëve dolën në pah të njëjtat probleme.
Perioda e parë nisi me ekuilibër, por Partizani me gabimet në pasim dhe me mungesën e një organizatori me peshë bëri që Virtus të organizohej mirë me kundërsulme dhe të merrte avantazhin. Në periodën e dyte ndryshon diçka për Partizanin, funksionon 3 pikëshi dhe ka entuziazem në sallë. Por Viruts nuk do të vonojë shumë dhe do ta përmbysë sërish edhe pse diferenca mbetej e ngushtë ashtu si dhe në periodën e tretë me jo më shumë se 4 ose 5 pikë.
Në momentet e vështira në lojë të Partizanit, tifozët nuk mbështesnin më, por protestonin duke thërritur emrin e Zelko Obradovic, trajneri që dha dorëheqjen 3 javë më parë.
Kur mbeteshin dhe 2 minuta nga fundi i periodës së tretë, Virtus nisi një parcial që e vijoi edhe në periodën e katërt, 14-0. Në mesin e periodës së katërt, Virtus arriti në 16 e më pas në 20 pikë avantazh dhe avantazhi më i thellë arriti kur shifrat shënonin 84-63 dhe për Partizanin nuk kishte më shpresë.
Mbyllet me fitore për italianet të cilët sërish pas 48 orësh po në Beograd luajnë përballë Crvena Zvezdës. Virtus Bologna me këtë sukses qëndron në vend të 12-të, ndërsa Partizani zbret në vend të 17-të.


