AEK-u i Tomas Strakoshës është kualifikuar në mënyrë dramatike mes 8 skuadrave më të mira të Conference League. Skuadra greke fitoi me përmbysje nga 0-2 në 3-2 ndaj Universitatea Craiova. Goli i fitores u realizua në minutën e 105-të.
Pas një ore lojë, rezultati ishte 0-2 në favor të rumunëve. U duk se gjithçka përfundoi për AEK-un, por emocionet ishin të gjitha për në kohën shtesë.

Kutesa shënoi golin e barazimit 2-2 në minutën e 8-të shtesë dhe pastaj Luka Jovic me penallti në minutën e 105-të vulosi fitoren, që i dha AEK-ut vendin e 8-të në renditjen përfundimtare pas ndeshjeve në grupe.
Në turin tjetër grekët do të ndeshen me një mes Celje, AZ Alkmaar, Drita dhe Noa.


