Pavarësisht humbjes së fundit, Drita shkroi historinë në Europë, duke e mbyllur fazën e grupeve në Conference League me 8 pikë, që e çojnë në play-off. Skuadra e drejtuar nga trajneri Zekirija Ramadani arriti 2 fitore dhe 2 barazime, si dhe pësoi 2 humbje në grupin e saj.
Drita zuri vendin e 20-të në renditjen e përgjithshme dhe vazhdon rrugëtimin europian në play-off, ku do të ndeshet me Celje të Sllovenisë ose holandezët e AZ Alkmaar, në datat 19 dhe 26 shkurt.

Ecuria mjaft e mirë në ndeshjet e grupit të Conference League i ka sjellë klubit kosovar përfitime të mëdha fiunanciarere. Konkretisht, për dy fitoret Drita ka marrë 800.000 euro dhe për dy barazimet 266.000 euro. Pjesëmarrja në play-off do të thotë edhe 700.000 euro plus.
Më parë Drita kishte përfituar 3.170.000 euro për pjesëmarrjen në fazën e grupeve, plus edhe një bonus 476.000 euro. Duke shtuar edhe të ardhura të tjera nga marketingu, shifra totale që ajo siguroi është më shumë se 6 milionë euro. Përfitime shumë të mëdha për një klub kosovar, si në aspektin sportiv, ashtu edhe atë ekonomik.


