Juventus-Roma do të jetë një ndeshje vendimtare për sezonin e të dyja ekipeve. Vendasit do të duhet të shfrytëzojnë tre pikët e fituara në Bolonjë për tu futur në zonën Champions, ndërsa verdhekuqtë (duke përfituar nga Superkupa) do të përpiqen të kapin Interin në krye të tabelës.
Gasperini ishte ndër emrat më të kërkuar për të zëvendësuar Tudorin si trajner i Juventusit këtë verë, por ish-trajneri i Atalantës në fund zgjodhi Romën:
“Sfida këtu ishte më e vështirë. Jam i kënaqur me mënyrën se si kanë shkuar gjërat. Juventusi mbetet një ekip i shkëlqyer, sigurisht i fortë dhe gjithmonë ka mundësinë të vazhdojë të bëhet më i fortë”, tha ai në një konferencë për shtyp.
Roma vjen në ndeshje me një epërsi prej katër pikësh në renditje: “Luajtëm mirë. Nuk e di nëse jemi skuadra më e fortë, por djemtë ishin të shkëlqyer në pothuajse çdo ndeshje, madje edhe në ato që nuk i fituam. Ata janë një skuadër që është përmirësuar në aspektin e teknikës dhe cilësisë, dhe kohët e fundit kanë gjetur vazhdimisht rrjetën”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Romës, Gasperini.


