Kristjan Asllani dhe Ardian Ismajli e kanë nisur nga minuta e parë ndeshjen e javës së 16-të të Serisë A ndërsa skuadra e tyre, Torino ka marrë një fitore të rëndësishme, 1-0 në fushën e Sasuolos.
Në Mapei Stadium gjithçka u vendos në minutën e 66-të nga një penallti e kthyer në gol nga Vlasic.
Vlerësimi për mbrojtësin Ismajli: nota 6.5 – I domosdoshëm në lojën mbrojtëse, rrallë vihet re, por kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe për një qendërmbrojtës.
Asllani: nota 6.5 – Bindës si mesfushor, e mban ekipin në lëvizje, duke rritur ritmin. Bëri të harrohet përfundimisht penalltia e humbur kundër Lecces. U zëvendësua në minutën e 88-të.


