• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, December 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dy kampionë drejt shitjes në janar, Egnatia mund të humbasë Dajsinanin dhe Xhemajlin

22/12/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dy nga emrat më të spikatur të Egnatias kampione në fuqi dhe Abissnet Superiore në tërësi mund të ndryshojnë kampionat në merkaton e dimrit. Portieri Mario Dajsinani dhe mbrojtësi Arbenit Xhemajli, me shumë gjasa, do të shiten nga klubi rrogozhinas.

Egnatia ka treguar sezonet e fundit se ka një strategji të qartë për të arritur jo vetëm te suksesi sportiv, por edhe tek ai ekonomik. Kampionët vazhdimisht kanë kryer transferime lojtarësh në kampionate të huaja, duke fuqizuar arkën e klubit. Dy lëvizjet e radhës duket se do të jenë pikërisht portieri Dajsinani dhe mbrojtësi Xhemajli. Janë dy lojtarët me vlerën më të lartë aktualisht në klubin rrogozhinas.

Më parë Egnatia ka shitur një tjetër portier, shkodranin Alen Sherri, i cili kaloi te Kaljari në Itali. Tani është radha e Dajsinanit, që grumbullohet edhe në Kombëtaren shqiptare. Për destinacionin e ardhshëm të 26-vjeçarit nuk ka ende detaje.

Oferta ka edhe për mbrojtësin 27-vjeçar Arbenit Xhemajli. Sipas burimeve të RTSH, një ofertë bindëse duket ajo që vjen nga Kazakistani, ku lojtari do të përfitonte shumë financiarisht, po asshtu edhe klubi rrogozhinas për shitjen e këtij futbollisti.

Nëse shet këta dy lojtarë në janar, Egnatia mund të përfitojë financiarisht, por në anën tjetër do të humbiste jo pak në kualitetin e skuadrës në mes të kampionatit. Mbetet për t’u parë, nëse klubi ka lëvizur për të gjetur në kohë zëvendësuesit e këtyre dy titullarëve me shumë peshë.

Egnatia mban vendin e parë pas 17 javësh kampionat, me 34 pikë të grumbulluara. 

Next Post

Gol, asist dhe notë e lartë, Muslija dominon në Bundesliga 2

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.