Thursday, 19. March 2026
Sport

Renditja e FIFA-s/ Spanja mbyll vitin 2025 në vendin e parë, Shqipëria e 63-ta

GS 22/12/2025 1 Min. Lesezeit

Renditja Botërore e FIFA-s për Meshkuj, botimi i dhjetorit 2025 – e fundit e vitit – është publikuar ditën e sotme pas 42 ndeshjeve të fundit ndërkombëtare.

Nuk ka ndryshime në 10-ten e parë me Spanjën që mbyll vitin 2025 në vendin e parë, e ndjekur nga Argjentina dhe Franca. Më pas vijnë me radhë Anglia, Brazili, Portugalia, Holanda, Belgjika, Gjermania dhe Kroacia, që plotësojnë “Top 10”.

Shqipëria zë vendin e 63-të në renditjen e FIFA-s, ndërsa Kosova qëndron në vendin e 80-të. Si kuqezinjtë edhe dardanët i presin ndeshje vendimtare në mars, ku do të luajnë në Play Off-in e Kupës së Botës 2026.

Teilen: