Finale pa shumë histori. Skuadra e Antonio Conte dominon ndaj Bolonjës dhe ngre trofeun e Superkupës. Vendos dopieta e sulmuesit brazilian.
Napoli ka fituar për herë të tretë në historinë e tij Superkupën e Italisë, të parën me Antonio Conte në stol. Në finalen e zhvilluar në Riad, Amir Rrahmani me shokë kanë mundur 2-0 Bolonjën, falë dygolëshit të brazilianit Neres.
Sulmuesi anësor i Napolit zhbllokoi ndeshjen në minutën e 39-të, me një të majtë kirurgjikale, duke e dërguar topin aty ku kryqëzohen shtyllat. Në fillim të pjesës së dytë ai firmsoi dopietën, duke mbyllur ndeshjen dhe duke i dhuruar Napolit trofeun.


