• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, December 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nuk luante prej një viti e gjysmë, Milani më në fund ndan rrugët me sulmuesin Origi

23/12/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi belg dhe klubi kuqezi kanë rënë dakord për ndërprerjen e kontratës që skadonte në qershor të 2026-ës. Origi nuk luante me Milanin prej një viti e gjysmë.

A ju kujtohet Divock Origi? Mungon në fushat e blerta që prej majit të 2023-shit, në fund të një kampionati ku luajti 27 ndeshje, shumicën si zëvendësues. Ka shënuar vetëm 2 gola. Pas kthimit nga huazimi te Nottingham Forest, Origi ka dalë kundër çdo transferimi tjetër.

Belgu nuk stërvitej në Milanello, por në Romë dhe Firence me një trajner personal. Ka dashur të qëndrojë në Itali për arsye fiskale, ndërsa rikthimin në fushën e futbollit, siç duket, nuk e ka pasur përparësi.

Tani ka marrë fund çdo gjë mes tij dhe Milanit, që do të kursejë kështu diçka nga një kapitull negativ. Origi firmosi në 2022-shin, pas fitimit të titullit, kontratë prej 4 milionë eurosh neto në sezon deri në qershor 2026, më shumë se 300.000 euro në muaj. Por gjithçka ka shkuar keq. U huazua te Nottingham Forest për të kursyer paratë e pagës mujore.

Në verën e 2024-ës ishte afër shitjes në Turqi, por lëvizja nuk u realizua dhe që atëherë Origi nuk ka shkelur më në fushë. Nga merkatoja e 2022-shit nuk mbetet më asnjë lojtar te Milani. Vranckx, Dest, Thiaw, De Ketelaere dhe tashmë Origi gjenden diku tjetër.

Next Post

Sezoni i dobët ulë fitimet e Ferrarit në F1

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.