Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave në FSHF kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 17-të të Kategorisë së Parë, që transmetohet direkt në RTSH. Si trajnerin më të mirë të kësaj jave ata kanë përzgjedhur Gugash Maganin e Besës.
Përveç trajnerit Magani, kavajasit, të cilët mundën 3-1 Ilirinë, përfaqësohen në formacionin më të mirë të javës së 17-të edhe me dy lojtarë, Beqjan dhe brazilianin Cordeiro.

Nga dy lojtarë në 11-shen e javës kanë edhe Skënderbeu, Laçi, Burreli dhe Pogradeci, të gjitha këto skuadra që kanë fituar ndeshjet e tyre.


