• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, December 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Juventusi ëndërron Tonali për mesfushën, “çelësi” i blerjes mund të jetë David

24/12/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Spalletti e pëlqen shumë mesfushorin italian dhe Comolli do të provojë gjithçka në janar. Nuk është e lehtë, sepse duhet vullneti i të gjitha palëve dhe ana akonomike.

Ëndrra më e madhe e Juventusit në merkato e e dimrit është Sandro Tonali. E vështirë dhe komplekse, por rrugët e futbollit janë të pambarimta. Në këto rrethana, dëshira e lojtarit mund të bëjë mrekullinë. Tonali te Newcastle ndihet mirë, por ideja e rikthimit në Itali e tërheq shumë dhe sidomos kur bëhet fjalë për të veshur fanellën e “top club”-i si Juventusi.

Newcastle nuk ka në plan ta shesë mesfushorin, kështu që duhet të jetë ai vetë që ta kërkojë qartazi largimin. Juventusi nuk është në gjendje të bëjë një blerje të madhe, të paktën për momentin, por vullneti i lojtarit mund ta favorizojë për të gjetur një kompromis.

Drejtuesit e Juventusit do të tentojnë huazimin, me të drejtën për ta blerë Tonali në verë, në rast kualifikimi në Champions League. Për të marrë një lojtar me peshë, Comolli duhet së pari të krijojë hapësirë në nivelin teknik dhe atë ekonomik. Pra, duhet të bëjë ndonjë shitje.

Tonali te Newcastle ka një pagë prej 7 milionë eurosh, plus 2 bonuse. Pak mbi nivelin maksimal të vendosur nga Juventusi me pagën 6 milionë euro për David. Sulmuesi kanadez ka zhgënjyer dhe mund të largohet, sidomos nëse Newcastle, në kuadrin e bisedimeve për Tonali, pranon të përfshijë edhe këtë futbollist. Në rast të kundërt, për të blerë Tonali klubi bardhezi duhet të bëjë ndonjë shitje të rëndësishme, si Miretti apo Adzic.

Next Post

Besfort Zeneli në radarin e Union Saint-Gilloise, por Elfsborg kërkon më shumë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.