• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, December 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Distria Krasniqi mbyll vitin në krye të botës

24/12/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Unioni Evropian i Xhudos (EJU) i ka kushtuar një shkrim të veçantë Distria Krasniqit, e cila ka përfunduar vitin si e para në ranglistën botërore në kategorinë deri në 52 kilogramë dhe e dyta në ranglistën e përgjithshme botërore.

Krasniqi e ka vlerësuar vitin 2025 shumë të suksesshëm, duke theksuar se ka fituar medalje në çdo garë.

Ajo veçoi titullin e tretë kampione e Evropës dhe finalen e parë në Kampionatin Botëror për të rritur.

Edhe pse pranon se jo gjithmonë ishte në formën më të mirë, Distria thekson se në garat kryesore ishte në nivel maksimal, gjë që e ka karakterizuar gjatë gjithë karrierës së saj.

Ajo njihet për vazhdimësinë e sukseseve dhe përkushtimin në punë.

Garat Grand Prix dhe Grand Slam i sheh si teste, ndërsa prioritet mbeten Lojërat Olimpike dhe kampionatet botërore e evropiane.

Së bashku me trajnerin Driton Kuka, ajo analizon vazhdimisht paraqitjet për përmirësime të mëtejshme.

Distria ka kaluar me sukses ndërmjet kategorive të peshës dhe thotë se nuk ndikohet nga presioni, përkundrazi, e shijon garën. Merita të mëdha për sukseset ia atribuon trajnerit Kuka.

Ajo thekson se Kosova është shndërruar në superfuqi të xhudos falë punës dhe përkushtimit, ndërsa gjeneratës së re u këshillon punë dhe qëndrueshmëri.

Edhe pse nuk mendon për përfundimin e karrierës, Distria shprehet se do të mbetet pjesë e xhudos edhe pas saj.

Next Post

Zidane arrin një marrëveshje në parim, merr drejtimin e Francës pas Kupës së Botës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.