Thursday, 2. April 2026
Sport

Të premten shpallen më të mirët e vitit në hendboll

GS 24/12/2025 1 Min. Lesezeit

Ceremonia “Laureatët 2025” e Federatës së Hendbollit të Kosovës mbahet të premten, më 26 dhjetor.

Kjo ceremoni festive do të organizohet në Sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë në Prishtinë nga ora 17:00.
Ceremonia mbahet në fund të një viti të suksesshëm për hendbollin kosovar. Do të ndahen çmime e mirënjohje për ata që u dalluan gjatë këtij viti.
Pos çmimeve kryesore, hendbollisti dhe hendbollistja më e mirë e vitit, do të ndahen edhe shumë çmime të tjera.
Federata e Hendbollit e Kosovës tradicionalisht shpërblen më të mirët e vitit, në një ceremoni festive që mbledh familjen kosovare të hendbollit.

Teilen: