Thursday, 2. April 2026
Sport

Broja startues kundër Evertonit

GS 25/12/2025 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi Armando Broja pritet ti prijë sulmit të skuadrës së Burnleyt në ndeshjen e radhës në kuadër të Premier Leagues.

Broja do të startojë prej minutës së parë kundër Evertonit, ndeshje kjo që luhet të shtunën prej orës 16:00 dhe i takon xhiros së 18-të.

Thuhet se trajneri i Burnleyt, Scott Parker është ndarë i kënaqur me paraqitjen e fundit të Brojës dhe për këtë arsye ka vendosur ta inkuadrojë prej fillimit në këtë përballje të rëndësishme.

Në ndeshjen e fundit, Broja u aktivizua për 25 minuta te Burnley dhe ia siguroi barazimin 1:1 kundër Bournemouthit në minutat e fundit të ndeshjes.

Në 13 ndeshje të luajtura deri më tani këtë sezon për Burnleyn, Broja ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 1 asistim.

24-vjeçari u transferua në fillim të sezonit nga Chelsea te Burnley, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2030.

Teilen: